Dita botërore e shtypit/ “Kurbanët “që kërkon “sistemi”

0
101

3 tetori është cilësuar si dita botërore e shtypit.Edhe pse në gjithë botën gazetarët duhet të jenë të lirë në atë që krijojnë,bëjnë,sot ashtu si dhe dikur ka ndryshim të vogël në muret që i ngrihen një gazetari nga sistemi ,nga politika apo më keq nga bota e mafias. Ashtu si në çdo vend të botës që ekziston ky fenomen përjashtim nuk mund të bëjë edhe Shqipëria ,që për fatin e keq kjo dukuri shfaqet më e plotë dhe më e dendur. Vitet e fundit politika ka hedhur si një oktapod gjigand tentakulat e tij në çdo media ,duke blerë e shitur gazetarë që e kanë lënë mënjanë atë status dhe janë bërë vegël e pushtetit . Dikush shitet shtrenjtë dikush më pak ,dikush përgëzohet me dhurata të shtrenjta ndërsa ata që përpiqen ti shpëtojnë tentakulave dhe ” luftojnë” me oktapodin farëkeq ,ata e pësojnë.Ata shpallen armiqtë e kombit.Frika që u shtiet është e fortë disa kanë guxim e kundërshtojnë me çdo gjë ,këta bëhen ” kurban” ndërsa të tjerë dorëzohen,heqin dorë për të jetuar të qetë .

A shantazhohen gazetarët ?

Sigurisht që po ,ata shantazhohen e kërcënohen,shiten e blihen por dhe bien ” dëshmorë” të punës së tyre ,qëllimit dhe betimit që kanë bërë për të nxjerrë të vërtetën me çdo kusht. Numri i gazetarëve sot rritet vazhdimisht ,disa se e kanë pasion disa se duan një punë dhe disa vetëm se duan të dalin në televizor edhe pse s dinë të flasin të arsyetojn ,justifikojnë punën e tyre thjeshtë për imazh.Shtypi i shkruar është ai që ka qenë përdorur më herët dhe vazhdon të mbetet më aktiv.Ndonëse kërcënimi nga “politika” e ” krimi” i bënë shpesh herë anonim ,u heq emrin e mbiemrin për të ruajtur ” kokën” dhe ata që i rrethojnë për të mos qenë ” kurbani” i radhës.Njëlloj si Naim Frashëri apo Petro Poga dikur në revistën e parë shqipe ” Drita” që ruheshin nga perandoria osmane që nuk lejonte gjuhën shqipe shkruanin fshehtazi dhe kritikonin Portën e Lartë ,ashtu dhe sot ,ndryshimi është që nuk ekziston më ” pushtimi” as “perandoria osmane” po kemi disa ” osmanë” me gjak shqiptari ,pushtet i gjarpërinjve që duan të mbulojnë diellin me shosh duke përdorur vetë shqiptarët për helmimin me dorën e tyre .

Shkruaj nje koment