Dita e clirimit 29 Nëntori, homazhe në varrezat e dëshmorëve

Dhjetëra banorë të Gjirokastrës, kanë marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të organizuara mesditën e sotme në varrezat e dëshmorëve të Gjirokastrës. Drejtues të pushtetit vendor, deputetë të zonës dhe familjarë të dëshmorëve të rënë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës për nder të 72-vjetorit të clirimit të atdheut. Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Flamur Bime, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hila si dhe kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, kanë vlerësuar kontributin e dhënë nga ana e dëshmorëve të rrethit të Gjirokastrës, në luftën për clirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj. Një ditë më parë, të djathtët, përkujtuan ditën e clirimit pasi ditën e sotme nuk e njohin. Rrethi i Gjirokastrës, i ka falur Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare, mbi 230 dëshmorë prej të cilëve 10 heronj të popullit.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment