Dita e dytë e sulmeve në Ukrainë: 194 viktima, mes tyre 57 civilë

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, raportoi se 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse mbi Ukrainën.

Sipas BBC, është një numër më i lartë i vdekjeve civile sesa raportet e 25 viktimave të cituara nga këshilli i të drejtave të OKB-së më herët sot.

Heappey tha gjithashtu se trupa të tjera të Mbretërisë së Bashkuar po dërgoheshin në Estoni, aleatin e NATO-s, më herët se sa ishte planifikuar.

Gjithsej 1,000 trupa janë në gatishmëri për të ndihmuar vendet fqinje të Ukrainës të trajtojnë refugjatët që ikin nga vendi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment