Dita e verës në Gjirokastër. Ja axhenda e festimeve të organizuara nga bashkia.

0
198

Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të zgjasin gjatë gjithë ditës me rastin e Ditës së Verës.

Parku i Viroit dhe Pazari karakteristik do të jenë destinacionet kryesore të qytetarëve gjirokastritë. Aktivitete sportive e kulturore, panair kulinarie e muzikë do të gjallërojnë këtë ditë të shënuar.

Në orën 10:30, në trotuarin mbi skenën e amfiteatrit do të zhvillohet ekspozita e fëmijëve të vegjël, ku fëmijë të shkollave të ndryshme do të ekspozojnë krijimet e tyre.

Nuk do të mungojë as kampionati I minifutbollit I shkollave të mesme të qytetit, ndërsa një koncert I madh festiv me disa prej këngëtarëve më të mirë të momentit të zhanreve të ndryshme muzikore fton të gjithë të bëhen pjesë e festimeve të zhvilluara në Parkun e Viroit.

Paralelisht festimet zhvillohen edhe në Pazarin karakteristik me panairin e kulinarisë dhe skena më të vogla për të vegjlit, por edhe për të rinjtë të cilët do të kenë mundësi që të ndjekin DJ dhe këngëtarët më të mirë të momentit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here