Ditëlindja ”e zezë” e Ramës në Poznan të Polonisë: Merkel preferon vetëm Zaev!

0
46

Sot  më 4 korrik, Edi Rama, feston 55 vjetorin e lindjes së tij larg Tiranës. Kryeministri gjendet në Poznan të Polonisë, ku për dy ditë rresht (4-5 korrik) do të mbahet një aktivitet mjaft i rëndësishëm për vendet e rajonit tonë në kuadër të procesit të Berlinit; Konferenca e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë konferencë marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa e ftuara special, do të jetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Më në fund pas një periudhe të gjatë ngrirjeje, Edi Rama, do të përballet direkt me Kancelaren gjermane për të rrëfyer variantin e tij, se përse Shqipëria e cila ishte e favorizuara e saj kur ai erdhi në pushtet 6 vite më parë, sot është katandisur në këtë pikë. Ramës do ti duhet të shpjegojë këtë herë pa u ngatërruar me “çështje globale” apo ato të Kosovës si në samitin e fundit në Berlin, shkaqet se përse krimi i organizuar, korrupsioni, rënia e institucioneve, por mbi të gjitha, se pse nuk janë plotësuar kushtet e vendosura vitin e kaluar nga ministrat e BE-së për hapjen e negociatave.

Me rastin e kësaj konference të rëndësishme Merkel ka shpërndarë edhe një video-mesazh, ku e përshkroi rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, si jo të lehtë.

 “Ka ende shumë tensione dhe konflikte që duhen kapërcyer dhe shumë kushte që duhen plotësuar derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë gati për të hyrë në BE. Kështu që rruga është ende me pengesa”, tha ajo

Në këtë promo të Kancelares nuk flitet specifikisht për Shqipërinë pasi problematikat e 6 vendeve do të trajtohen gjatë këtyre 2 ditëve, por agjencia shtetërore gjermane e lajmeve DW na ka dhënë një tablo të asaj që pritet të ndodhë. Dhe prognoza për Shqipërinë e Edi Ramës, nuk është aspak e mirë.

 Deutche Welle në një artikull për samitin e Poznanit shkruan, edhe për qëndrimin që Merkel, do të mbajë këto dy ditë ndaj kryeministrit të Shqipërisë  Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Thuhet shkoqur se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut kanë një hendek të thellë mes tyre në çështjen e plotësimit të kushteve, për çeljen e negociatave.

Sipas DW, edhe për shkak të zgjidhjes së grindjes 30-vjeçare për çështjen e emrit me Greqinë, Zaev është aktualisht më i preferuari i Kancelares Merkel ndër liderët e Ballkanit Perëndimor. Më herët ai ishte edhe i vetmi Kryeministër që Kancelarja priti në takim të veçantë, në Berlin në prag të atij samiti.

Tashmë edhe në Europë, Edi Ramën e shohin si një lider zhgënjyes, i cili vetëm bën hapa prapa në çdo pikëpamje. Nëse vendet e BE-së do të vendosnin që ta ndanin Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria me rastin e marrjes së vendimit për hapjen e negociatave (siç ka shumë gjasa), atëherë Edi Rama do të ngelej krejtësisht lakuriq dhe pa asnjë alibi, në dështimin e tij spektakolarë.

Shkruaj nje koment