‘Ditët e qeverisë janë të numëruara’/ Basha zbardh bisedën e tij me drejtuesit e lartë të BE

0
193

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka rrëzuar sot të ashtuquajturat suksese të Kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit i renditi në një konferencë për mediat dhe theksoi se dështimet e veta Rama nuk mund t’i fshehë më duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian.
Nga selia e PD-së, kreu i opozitës tha: “Sapo kam patur një komunikim në Zoom me disa nga drejtuesit kryesorë të Bashkimit Europian, përfshirë Komisionerin për Zgjerimin OliverVarhelyi; Kryetarin e komisionit të Punëve të Jashtme të PEm David McAllister dhe drejtues të tjerë të lartë të BE-së e PE-së, ku kam folur edhe për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka afruar Shqipërisë, por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që BE do t’i afrojë Shqipërisë në të ardhmen” .
“Një gjë është e qartë si drita e diellit: për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Në tetë vite Edi Rama i ka rritur taksat duke u marrë shqiptarëve tre miliardë euro më shumë.
97% e shqiptarëve paguajnë sot më shumë taksa se tetë vite më parë.
40% e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura të Ramës.
Numri i shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës është më i larti në rajon dhe ndihma ekonomike që qeveria e Ramës i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria është vendi me krizën ekonomike më të thellë në rajon dhe çdo vend tjetër ia ka dalë të përballet me pasojat e pandemisë me sukses shumë më të lartë sa i përket të gjtihë këtyre treguesve, në veçanti gjendjes ekonomike të familjeve, të biznesit dhe mundësisë për të përballur koston e jetesës. Ky është realiteti dhe nuk mund të fshihet”.
“Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. Tirja e qeverisë, që iu ka marrë paratë shqiptarëve, ku 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, dhe paratë ia ka dhënë një grushti klientësh të vet, nuk mundet më të fshihet më dhe as të fshehë dështimin e tij duke fajësuar këdo, përfshirë së fundmi edhe Bashkimin Europian.
Është koha për ndryshim!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here