Kush ishte Ditjon Memlika nga Kamcishti i Tepelenës, njëri prej grabitësve të 3.2 milionë usd

0
629

Njëri prej grabitësve të 3.2 milionë dollarëve amerikanë të enjten e kaluar në qafë Kashar, ka qenë edhe Ditjon Memlikaj. Jugunews.net siguron disa tw dhwna rreth tij. Ditjon Memlikaj 31 vjec është nga Tepelena. Ai ka lindur në fshatin Kamcisht të ish Komunës Qesarat. Është i biri i Agim Memlikës. Familja e tij ka jetuar në fshatin Kamcisht deri para 5 viteve, ndërsa më pas u transferuan në Tepelenë e më pas, një vit më parë, Ditjoni si djalë i vetëm, ka tërhequr prindërit e tij në kryeqytet. Vetë Ditjon Memlikaj ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura  dhe ka shërbyer në disa misione paqeruajtëse si në Afganistan dhe Irak. Ai ka qenë pjesë e forcave Komando të Repartit të Zall Herit deri para dy vitesh. Dhe u lirua 6 vjet më parë nga ushtria për shkelje disiplinore. I martuar me një fëmijë. Memliakaj së bashku me Fatjon Xhyriun, Neim Avdulaj, Ernest Kupaj e Admir Murataj i shpallur në kërkim, kanë qenë bashkëpunëtor në disa grabitje bankash. Këta persona janë kapur dje nga Policia pasi dyshohen si grabitësit e 3.2 milionë dollarëve amerikanë në Qafë Kashar mesditën e të enjtes së kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here