“Djali im është gay”, Shehu jep përgjigjen kuptimplotë

0
172

Ditën e sotme deputeti i PD dhe mjek në profesion, Tritan Shehu, ka bërë publik rastin e një prindi që deklaron se fëmija i tij, vetëm 13 vjeç është me prirje homoseksuale.

Përgjigjja në këtë rast e mjekut Shehu ka qenë e drejtpërdrejtë dhe profesionale, përveçse shpjeguese për nxitimin e prindërve në përcaktimin e orientimit seksual të fëmijëve të tyre.

Shehu e këshillon babanë e djalit 13 vjeçar të mos nxitohet në përfundime të nxituara, ndërkohë që fëmija ende nuk ka arritur formimin seksual.

Gjithçka mund të bëjnë prindërit është nxitja e fëmijëve në zhvillimin e karakterit të tyre psikologjik dhe gjinor.

Sipas Shehut stimulimi i djalit për të luajtur futboll, ushtruar sporte si boksi e duke e trajtuar si “burrë” në kuptimin pozitiv të fjalës, është nxitja e duhur.

Tritan Shehu ka sjellë si shembull ilustrues këngën e Povias “Luca era gay”, ndërsa ka kërkuar bashkëpunimin e medias për transmetimin e mesazheve të dobishme edukative.

Reagimi I deputetit Shehu:

Dicka reth homoseksualitetit mbi te cilin po diskutohet e po spekullohet keto dite:

Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate « gay » dhe qe sipas tij po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim.
Une ju pergjigja:
« 13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale. Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit. Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si “burre”, mesojeni te jete i forte, perballues, etj!
Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione ».
Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» te Povias.
I lutem medias ta tranzmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here