“Djemtë e Gjirokastrës”, në aksion për historinë

0
1272

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” ka protestuar sot në mënyrë demonstrative rreth prezencës në Muzeun e Historisë së Gjirokastrës, të një këndi që spegon ngjarjet e vitit 1914 dhe krijimin e qeverisë autonome të Vorio Epirit. Genti Labi përfaqësues i Forumit u shpreh se pjesetarë të familjes së tij, kanë qënë viktima të genocidit grek. Në mënyrë demostrative Forumi i ka mbivendosur pankartës një foto të luftetarëve të çetës së Labërisë. “Te kjo stendë këtu shoh bandën që dogji gjithë jugun e Shqipërisë duke filluar nga Korça, Përmeti, Gjirokastra Delvina e Himara. Në 1914 kjo bandë dogji gjithë Kurveleshin përfshi dhe Kolonjën. Jam sot këtu te ky muze për të vendosur çetën e kapedanëvë të Gjirokastrës dhe Labërisë-shprehet Labi. Forumi kërkon rikonceptimin e muzeumit mbështetur nga burime të historiografisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here