“Djemtë e Labërisë” thirrje autoriteteve:Busti i ekstremistit grek në Dervician, akt provokues, sjell rrezik për marrëdhëniet midis dy shteteve

0
180

Vendosja e bustit të ekstremistit grek Vasil Shahini në Dervician ka sjellë reagimin e shoqatave atdhetare në vend dhe jo vetëm.Ditën e sotme disa anëtarë të “Djemve të Labërisë” janë shoqëruar në policinë e Gjirokastrës pasi donin të protestonin kundrejt këtij akti të cilësuar prej tyre si një provokim dhe me rrezikshmëri për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Deklaratë nga Djemtë e Labërisë :
“Në emër të rinisë dhe popullit shqiptar jemi sot këtu të kundërshtojmë vendosjen e bustit të Vasil Shahinit personit I cili ka qenë tradhëtar dhe mbështetës I ideve të copëtimit të mëtejshëm të truallit Shqiptar
Vendimi për ngritjen e këtij busti është një provokim I rëndë I ndjenjave tona kombëtare njëkohësisht dhe shkelje e hapur e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë .
Prokuroria e shtetit shqiptar duhet të fillojë sa më shpejt hetimet për kete akt provokues të ndërmarë nga Keshilli Bashkiak I Bashkisë Dropull.
Njëkohësisht I bëjmë thirje komunitetit Dropullit të mos bëhet urë e planeve përçarëse të demagogjisë Greke por të reagojë ndaj vendosjes së këtij busti si akt përçarës dhe dëmtues për mardhënniet komunitare pasi qeveritë vijnë e ikin por ne duhet të jemi këtu në një bashkëjetesë të përherëshme .
Shumë mirë mund te ishte vendosur prej bashkisë Dropull busti I minoritarit dëshmor të luftës Lefter Talo por kurësesi busti i një armiku të Kombit Shqiptar.
Prokuroria e shtetit duhet sa më parë të shikojë veprimtarinë antishqiptare të shtetasit Panajot Barka I cili tashmë ka dalë hapur si zëvendësi i Shahinit e duke I shërbyer me zell copëtimit të trojeve shqiptare dhe demagogjisë klerike greke që kërkon pa pushim të kalojë në favor të greqisë dhe pjesën e mbetur pa pushtuar të Epirit. Gjithashtu I bëjmë thirje dhe Konsullatës Greke në Gjirokastër të reagojë ndaj ndërmarrjeve të tilla kaq të rrezikshme për mardhëniet dypalëshe e të mos mbështesi në heshtje keto plane djallëzore .
Shqipëria do të rrojë sa të ketë bijtë e saj.
Gjirokastër më 16.02.2020.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here