“Do rrezikoni integrimin në BE”, eurodeputeti kundër paketës anti-shpifje

0
150

Pak më parë, eurodeputeti David Lega ka reaguar ndaj dy ligjeve për median që njihen si paketa anti-shpifje, duke dalë kundra tyre.
Përmes një postimi në Facebook, anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Suedi, ka shkruar se miratimi i kësaj pakete rrezikon kryesimin e Shqipërisë në OSBE dhe integrimin në BE.
“Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, do të rrezikojë kryesinë e OSBE-së dhe gjithashtu do të ndërlikojë negociatat e anëtarësimit në BE. Rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është shumë e mirëpritur”, shkruan Lega.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here