Dobitë e sherebelës në shëndetin e njeriut

0
207

Sherebela shqiptare eksportohet shumë në disa kontinente, duke e lënë tregun vendas pothuajse bosh dhe duke i lënë të apasionuarit e çajit të varen tek bustinat me pluhur çaji të zi apo jeshil apo me gjithfarë shijesh e ngjyrash që vetëm natyrale nuk janë. Për të mos folur për çajin pudër plot me kimikate aromatike.
Por sherebela mund të gjendet në treg, njëlloj siç gjendet çaji i malit dhe me siguri pasi të mësoni mbi vlerat e saj do të nxitoni të gjeni sherebelën e jugut e të veriut.
Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese and anti-mikrobiale, por gjithashtu ndihmon në hapjen e oreksit. Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherebelës ka shumë veti shëndetësore.
Efekte antioksiduese
Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi.
Antioksiduesit ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare apo kancerogjene.
Çaji i sherebelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira.
Mëlçi më e shëndetshme
Efektet antioksiduese të çajit të sherebelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Një studim i publikuar nga revista “Ethnopharmacology” tregon se çaji i sherebelës u përdor në vend të ujit për 14 ditë.
Rezultatet treguan një rritje prej 24% të nivelit të antioksidantëve në mëlçi. Çaji i sherebelës gjithashtu tregoi efekt pozitiv në mbrojtjen e lipideve të mëlçisë nga dëmtimet e shkaktuara nga toksinat e mëlçisë.
Një studim tjetër i indeve qelizore zbuloi se ekstraktet e sherebelës parandalojnë shpenzimin e koenzimave të oksidimit, të cilat janë përbërës shumë të rëndësishëm në antioksidimin e mëlçisë me rreth 62%.
Ndihmon kundër ankthit
Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit.
Nëse vuani nga diabeti përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut.
Çaji i sherebelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here