Doli nga shtëpia për të shkuar në punë,humbet jetën polici në Sarandë

0
180

Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën ditën e sotme tek sa ishte duke dalë nga shtëpia për të shkuar në punë. Shtetasi S.Z ,oficer i policisë me shërbim në sallën operative të Sarandës, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit. Sipas policisë në trupin e oficerit të policisë nuk janë konstatur shenja dhune. Paraprakisht mendohet se polici ka pësuar arrest kardiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here