Domosdoshmëria e një revolte popullore

0
139

Nga Rezart Bejko

Vdekja e Revoltes. Keshtu titullohet nje opinion i analistit Red Varaku ne portalin Politiko.al, i cili ka si shqetesim kryesor ka pikerisht vdekjen revoltes ne Shqiperi. Personalisht, por besoj jo vetem une, kam bindjen se ne shume situata kritike per nje komb te caktuar, revolta mbetet e vetmja zgjidhje per te kthyer kursin edrejtimit te vendit, duke e larguar ate nga fundosja drejt gremines. Une besoj se Shqiperia ka arritur ne ke stad ku revolta eshte e vetmje zgjidhje, po ka shume gjera qe me bejne pesimist se kjo do te ndodhe. Se pari, ikja masive e pjeses me vitale te shqiptareve, per te cilen Rama eshte shprehur se kjo (largimi i 300 mije shqiptareve) eshte gje e mire. Per Ramen natyrisht qe kjo eshte gje e mire sepse kjo ul rreziqet per pushtetin e tij. Te larguarit jane pjesa me e aktive e popullsise dhe largimi i tyre eshte nje valvul e mire shkarkimi. Rreziku per tensione sociale ulet, por ulet edhe numri i votave kunder pushtetit. Nese ne Shqiperi mbeten vetem te kenaqurit, pra ata qe hane nje kocke nga gostia e madhe e Rilindjes dhe nje opozite e mefshte sa per fasade, kjo eshte situata ideale per nje regjim si ky i Rames. Pjesa tjeter e popullsise, e paangazhuar politikisht, eshte e mpire nga varferia dhe propaganda qeveritare dhe duket jane mesuar me mjerimin e tyre si pjese e jetes, duke e mare si fatalitet, te cilit nuk ke cfare i ben. Nje pjese fare e vogel prej tyre ndoshta ka gjetur nje menyre jetese, por serish mbetet e pakenaqur nga situata aktuale politike dhe ekonomike dhe thjesht pret nje ndryshim me shpresa gati te shuara. Se dyti, opozita nuk ka nje kauze, nuk prodhon adrenaline. Reagimi i sotshem i opozites do te ishte normal ne sistem qe funksionon sipas rregullave te demokracise. Reagimi i saj sot nuk eshte proporcional me realitetin: eshte poshte pritshmerive te realitetit. Cadra ishte nje zgjidhje e mire, prodhoi kauze (ate zgjedhjeve te lira dhe te ndershme) dhe bashkoi nen kete kauze shume njerez, bile edhe opozitare me Opoziten dhe Bashen personalisht. Cadra ishte i vetmi moment qe trembi Ramen seriozisht dhe zgjoi nderkombetaret te cilet e fjeten mendjem menjehere pas zgjedhjeve duke i legjitimuar ato ne nivelin politik, pasi ne ate teknik OSBE dhe ODIHR ishin shume te ashper. Kjo kauze mbaroi, pa e arritur qellimin, me marreveshjen e Majit. Tashme opozites i duhet nje tjeter aksion i forte qe te zgjoje shqiptaret dhe nderkombetaret e fjetur dhe ndoshta edhe te korruptuar. Djegia e mandateve eshte nje zgjidhje e forte, pasi opozitarizmi vetem me deklarata per shtyp per Ramen dhe karvanin e tij konsiderohen si lehje qeni. Opozita vazhdon te denoncoje rregullisht zullumet e ketij pushteti mafioz dhe mire ben, por kjo nuk mjafton. Ne sot gjendemi ne situaten e nje grushti shteti atipik, ku nje pushtet ka marre kontrollin e pushteteve te tjera. Jo vetem legjislativin te cilin e ka nen kontroll total fale edhe ligjit zgjedhor, apo gjyqesorin qe po shkermoq dita dites duke nxjerre jashte perdorimit Gjykaten e Larte (tash sa kohe) dhe se fundmi Gjykaten Kushtetuese, por edhe median dhe shoqerine civile. Sa per prokurorine, me mire mos te flasim fare. Eshte ne kufijte e totalitarizmit, bile jo totalitarizem social, sic ishte fashizmi dhe nazizmi, por oligarkik. E vetmja fasade justifikuese se ne Shqiperi ka demokraci dhe kontroll dhe balance eshte opozita. Per kete arsye Opozita duhet te dale nga sistemi dhe te sillet si parti antisistem perderisa ne skenen politike nuk kemi nje parti te tille qe prodhon edhe aksion dhe revolte, sic eshte p.sh Vetevendosja ne Kosove. Pra, ky aksion i forte do te tregonte tek njerezit qe opozita nuk ka merak vetem mandatet e saj dhe do te behej e besueshme per nje kauze. Kjo do te zgjonte edhe nderkombetaret te cileve u intereson me shume stabilizimi sesa demokracia dhe mireqenia e shqiptareve. Nese Opozita e sotme nuk e ben kete, nuk do te vonoje qe kete boshllek perfaqsimi ta zere nje parti e re, ndoshta edhe populiste. Kjo mdodhi me Syrizan, Vetevendosjen, dhe Levizjen me Pese Yje ne vendet fqinje. Nese opozita vazhdon te sillet sikur nuk ka ndodhur asgje atehere ajo rrezikon fatin e Pasokut ne Greqi dhe Shqiperia me gjasa do te zhytet akoma me shume ne nje rrenim moral dhe ekonomik ku regjimi i Hoxhes do te na duket lule.

PS: Kliko poshte, linkun e analizes se Red Varakut.

Vdekja e revoltës

 

Shkruaj nje koment