Donald Lu në një mendje me Bashën, cështjet e ngritura nga opozita janë serioze

0
272

Në drekën me gazetarët ambasadori amerikan, Donald Lu, ka zbutur tonet për protestën e opozitës. Duke thënë se nuk duhet të shohim vetëm çadrën por edhe atë çfarë denoncohet nga ajo çadër, ambasadori tha:

“Le të ndalojmë së vrari mendjen [thjesht] për çadrën. Le të vrasim mendjen për çështjet nën të, çështjet serioze të ngritura nga opozita: zgjedhje të lira dhe të ndershme, drogën dhe krimin e organizuar, dekriminalizimin. Këto janë gjëra serioze. Dhe mendoj se të gjitha partitë politike duhet të kërkojnë për mundësi për të nxjerrë nisma që merren me këto çështje serioze”.

Donald Lu u tha gazetarëve se megjithëse SHBA ndan disa nga prioritetet e protestës së opozitës “për të çuar përpara zgjedhje të lira e të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve”, ai nuk përkrah disa nga metodat si: “bojkoti i parlamentit, çfarëdo kërcënimi për të bojkotuar apo bllokuar zgjedhjet, bllokimi i reformës zgjedhore, apo bllokimi i reformës në drejtësi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here