Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.
Sot pritet të zhvillohet ceremonia e dhënies së medaljes “Mirënjohje” e akorduar nga kreu i “Shtëpisë së Bardhë”.
Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.
Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia b organizon në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!
Zerin magjik te Pagarushes, kane mundur t’a shijojne live edhe art dashesit gjirokastrite ne fund te viteve 70 gjate nje koncerti ne kinoteatrin e qytetit.