Doris Pack: Rama po kap drejtësinë me paratë e BE

0
115

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar lidhur me shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani.
Politikania e njohur europiane ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Twitter videon informuese të Presidentit Ilir Meta, për shkeljet ligjore të kreut të KED dhe zbuzimet me reformën në drejtësi.
Pack e cilëson si skandaloze veprimtarinë e kreut të KED, Ardian Dvorani në emër të reformës në drejtësi.
Si përfaqësuese e PPE ajo kërkon që të hetohet skandali i abuzimeve në Shqipëri, ndërsa shton se taksat e qytetarëve të BE-së kërkon nuk mund të përdoren që Edi Rama të kapë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
“Ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE. A mundet ne të vazhdojmë të mbështesim me taksat e qytetarëve të BE kapjen e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”, shkruan Pack.

Shkruaj nje koment