Dosja Ahmetaj, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

0
75

Vilat në pronësi të bashkëjetueses së ish zv,kryeministrit Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe ajo e ish-bashkëshortes së tij në Palasë do të mbeten të sekuestruara.

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit për çështjen e sekuestrimit të vilave, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së.

Kujtojmë se kërkesat ishin paraqitur nga partnerja dhe ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Ankuesit argumentonin se në kontrollin dhe sekuestron e vilës në Hamallaj është shkelur ligji ndërkohë që vila në Palasë nuk ishte fare në pronësi të ish gruas së Ahmetajt, Albina Mançka por të shoqes së saj me emrin Elda Dinaj.

Shkruaj nje koment