Dosja e Çilit nuk shkon në SPAK, prokurori apelon vendimin e gjykatës

0
163

Prokurori i Përmetit i cili vendosi arrestimin në flagrancë të botuesit Henri Çilit, kërkon në gjykatë rikthimin në qeli të tij.
Prokurori dhe drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet, Asllan Bajramaj, ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, apelimin e vendimit për lirimin e Çilit me kusht, “detyrim paraqitje”.
Gjykata e Gjirokastrës ka 15 ditë kohë afat për të shqyrtuar këtë kërkesë të prokurorit. Apelimi i bërë ndaj këtij vendimi shtyn dhe afatin e dorëzimit të dosjes në SPAK.
Kujtojmë që ,72 orë pas arrestimit në flagrancë të Henri Çilit, gjykata vendosi lirimin e këtij të fundit me kusht, si dhe shpalli moskompetencën lëndore për çështjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here