Dosja e inceneratorëve, SPAK pezullon aktivitetin e kompanive të përfshira

0
14

Është pezulluar aktiviteti i disa prej kompanive të denoncuara si të përfshira në evazion fiskal në dosjen e inceneratorëve.

Pezullimi i aktivitetit të tyre është bërë me urdhër të SPAK.

Lëvizja e Prokurorisë së Posaçme vjen 

pas denoncimit nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila dha detaj nga skema e inceneratorëve. Kryemadhi denoncoi se si është abuzuar edhe me pensionistë pa të ardhura duke i deklaruar si pronarë biznesesh milion euro.

Të moshuarit që iu ka dalë emri në dosjen e inceneratorëve kanë mohuar të kenë dijeni mbi investimin apo shumat e parave që kanë dhënë për bizneset.

Shkruaj nje koment