Dosjet “e nxehta” të SPAK, Dumani premton surpriza për Arben Ahmetajn

0
138

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim joformal me gazetarët ka folur për çështjet “e nxehta” të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Lidhur me dosjen e sterilizimit, Dumani tha se nuk përjashtohet mundësia që të ketë persona të tjerë nën hetim, ndërsa hetimi pasuror sipas tij është praktikë që ndiqet nga SPAK.

Dumani premtoi “surpriza” edhe për hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Për operacionin “Metamorfoza”, Dumani tha se ka ende shumë punë që janë për t’u bërë nën hetim, teksa iu referua edhe zyrtarëve apo drejtuesve që mund të jenë përfshirë.

Shkruaj nje koment