Dralo vlerëson “Takimet e Dy Botëve” në Dropull

0
171

Një aktivitet që la mbresa për artëdashësit nga dy artistë të shkëlqyer grekë.

Kështu është shprehur Artemisa Dralo zv. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë pas Takimit Muzikor të Dy Botëve organizuar dje në sallën e shfaqjeve në fshatin Dervician.

Zonja Dralo ka qenë përfaqësuesja e vetme e qeverisë shqiptare në atë aktivitet e ftuar nga Ambasada Greke në Tiranë dhe Konsulli i Gjirokastrës.

Ftesat dhe njoftimet për këtë aktivitet, ishin shpërndarë nga Bashkia e Dropullit, por mesa duket kreu i saj, nuk kishte marrë leje nga Vangjel Tavo për të ftuar Artemisa Dralon.

E megjithatë zonja Dralo u ftua nga përfaqësia diplomatike greke në kryeqytet, madje duke qëndruar ulur përkrah përfaqësuesve të saj në sallën e shfaqjeve në fshatin Dervician.

Zv ministrja e Jashtme Artemisa Dralo ka vlerësuar aktivitetin në fjalë i cili është i pari i këtij lloji që zhvillohet në Dropull dhe ndërkohë që ka premtuar se në të ardhmen, do të nxisë nisma të tilla që kanë në epiqendër promovimin e këtyre vlerave me famë botërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here