Drejt rikthimit në normalitet , qytetarët e Gjirokastrës respektojnë udhëzimet e shëndetësisë

0
160

Gjirokastra vazhdon të mbetet e paprekur nga Covid-19 .Që prej dy muajsh nga ku nisi dhe shtetrrethimi , qytetarët gjirokastrit kanë qenë “të disiplinuar” në zbatimin e tyre.Ndonëse në hartë Gjirokastra rezulton zonë jeshile , qytetarët vazhdojnë të ndjekin rregullat duke u pajisur me maska apo dorashka , daljet e tyre i kanë të kufizuara ndërsa nuk harrojnë të ruajnë dhe distancimin fizik si në shëtitjet e tyre apo dhe gjatë blerjeve në treg të produkteve të konsumit.
Frika nga Covid-19 sipas asaj që shprehin qytetarët jashtë kamerave, por dhe gjobat e majme të vendosura mëparë si masë ndëshkimore nga shteti kanë ndikuar në ruajtjen e higjienës dhe jo vetëm por dhe ndjekjen me përpikmëri të udhëzimeve dhe gjatë këtyre ditëve ku masat janë lehtësuar disi .
Të kujdesshëm, në presion nga gjobat apo të ndërgjegjësuar vetë si do që të jetë, situata paraqitet e mirë në qytetin e gurtë duke e kthyer në shembull për ta cuar këtë luftë drejt fundit me një rezultat pozitiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here