“Drejtësi për Klodianin” , qytetarët dalin në protestë

0
135

Qytetarë të shumtë mblodhën në Pedonalen e Tiranës pranë Ministrisë së Brendshme për të protestuar pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i forcave të policisë “Shqiponja”. Protestuesit u futën në pjesën e përparme të Ministrisë dhe në mënyrë simbolike kanë ndezur dritat e celularëve duke bërë thirrje për drejtësi për vdekjen e të riut.
Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet e shumta për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili për këtë ngjarje u mjaftua me vetëm një “Ngushëllime familjarëve”. Qytetarët protestues kërkuan dorëheqjen e tij dhe rënien e diktaturës.
”Poshtë diktatura”! “Unë jam Klodiani” “Drejtësi për Klodianin”!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here