Drejtor tek Sigurimet Shoqërore, garë mes dy personazheve politike në Gjirokastër, ja cilët janë

0
163

Ashtu sic ju paralajmëruam dje për publikimin e emrit të ri që do të drejtojë ISSH për katër vitet e ardhshme, Jugunews.net zbardh dy pretendentët që kanë shancin për të qenë në krye të këtij institucioni.

Në garë janë dy personazhe të politikës së PS në rrethin e Gjirokastrës.

I pari është Odise Kote momentalisht nënkryetar i Bashkisë së Gjirokastrës post që e mban prej 5 vitesh, si dhe Kosta Frango pjesë e anëtarësisë së hershme të PS në zonën e Dropullit.

Të dy këta emra janë në garë për të marrë frenat drejtuese të Drejtorinë Rajonale të ISSH në Gjirokastër.

E nëse Odise Kote konfirmohet në krye të Institucionit të Prefektit të Gjirokastrës ashtu sic kanë qarkulluar projeksionet kohët e fundit, atëherë Kosta Frango është automatikisht drejtues i ri i ISSH, por nëse në Prefekturën e Gjirokastrës nuk do të ketë ndryshime në drejtim apo do të emërohet dikush tjetër, atëherë mundësitë më të mëdhha për të qenë drejtor në këtë institucion, i ka Odise Kote.

Ditët vijuese, do të zbulohet kjo enigmë, ndërkohë që nesër Jugunews.net ashtu sic ka premtuar, do të zbulojë dy emrat që janë në garë për drejtorin e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve.

Një ditë më parë, Jugunews.net zbuloi emrin e drejtuesit të Hipotekës së Gjirokastrës i cili vjen nga radhët e PSD së Tiranës ku është Florian Taci me origjinë nga Gjirokastra.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here