Drejtori i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës në Itali: Toka do dridhet për muaj dhe vite

0
161

Sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës Alert Tsunami i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve ne nje interviste per mediat italiane per termetin tragjik qe goditi Shqiperine thekson se me nje force te tille goditese mund te ishin regjistruar 300 viktima.

“Me nje force te tille goditese mund te kishte 300 viktima. Nuk mund të thuhet se “shkoi mirë”, por sigurisht që mund të kishte qenë edhe më keq”, thote ai, ne nje interviste per median italiane.

Shqipëria, shpjegoi gjeologu dhe sizmologu Alessandro Amato ishte tronditur me heret ne shtator me nje termet me magnitude 5.4.

Pra, kjo pritej?
“Zona ishte tashme aktive për disa muaj, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, me madhësi 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me madhësi 6.5 (si ai i Durresit). Apeninët dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka Adriatik, një grup blloqesh gjeologjike që lëviz drejt veriut dhe rrotullohet në drejtim të kundert te akrepave te ores.

Dhe pse nuk kishte termet edhe ne Itali?

Pllaka përfshin 1.000 km: por është bërë nga blloqe, të cilat lëvizin një pjezes e vogel ne kohe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshinte nje zone me te gjere, duke kapur edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6. Më i forti, në 1979 në Mal të Zi: 135 viktima, 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi ne Umbria ne 1997, L’Aquila 2009, Umbria 2016

Po deti? Si nuk ka pasur asnjë cunami?
“7 minuta nga tërmeti, ne dërguam një alarm nga Qendra e Alertit Tsunami, por atëherë nuk kishte asnje problem dhe ne e terhoqem. Ndodhi sepse epiqendra ishte nëntokësore dhe jo në det.

Si do të jete situata ne ditët e ardhshme?
Sipas te dheneva edhe statistikohe do te kete pasgoditje te tjera, vetem dje kane qene 250 dhe do te vijojne per muaj dhe vite. Eshtë normale. Me kalimin e kohës ato zvogëlohen në numër dhe madhësi, me një ligj pak a shumë të njohur, por nese do te kete me te forte, kjo nuk eshte per t’u perjashtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here