Policia Bashkiake, strukturë e Bashkisë së Gjirokastrës, ka marrë rolin e antiligjit. Automjeti i drejtorit të Policisë Bashkiake, qëndron i parkuar në mesin e sheshit para farmacive në lagjen 18 Shtatori. Parkimi në këtë vend është tërësisht i ndaluar ndërkohë që ligji nuk pyet nëse je drejtor në Bashki, apo nëse je truproje i kryetares së Bashkisë, apo anëtar i kryesisë së LSI. Automjeti i parkuar në vende që të tjerët kanë frikë t’a bëjnë një gjë të tillë se u rrezikohet penalizimi me gjoba të majme, i përket kreut të Policisë Bashkiake Gramoz Llapi i cili njëkohësisht është dhe bodyguard i kryebashkiakes Rami. Mjeti ka qëndruar për gati 60 minuta në këtë vend, ndërkohë që as nuk është gjobitur. Kjo është Policia jonë, ajo e standarteve të “modifikuara”. Kjo është fytyra e Bashkisë së Gjirokastrës me elementë që nuk pyesin ligjin, madje e nëncmojnë atë, si rasti i Gramoz Llapit, drejtorit të Policisë Bashkiake.