Drejtoria e Transportit Rrugor mijëra gjoba në gjashtë muaj për drejtuesit e makinave me xhama të errët

0
197

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor kujtoi sot për drejtuesit e mjeteve sanksionet ligjore që vendosen në rast të errësimit të xhamave të autoveturave përtej normave dhe pa u certifikuar nga ky institucion ose me dokumente të falsifikuara.

DPSHTRR publikoi rastin e një të dyshuari për falsifikim të certifikatës së miratimit të xhamave të errësuar.

Rasti është kallëzuar në Prokurori, referuar në Gjykatë, e cila ka vendosur dënimin me 4 muaj burg, ulur me dënimin përfundimtar me 8 muaj shërbim prove, ku në këto 8 muaj qytetari nuk duhet të kryejë asnjë shkelje tjetër, se shkon në burg.

Drejtoria e Transportit Rrugor bën me dije se përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, drejtuesve të mjeteve u janë vendosur 4 625 gjoba për errësimin e xhamave të makinave.

Për kundravajtësit, vetëm për periudhën janar-qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa administrative për nenin 72/12 të Kodit Rrugor, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse.

Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë nisur kallëzimet penale për rastet e certifikatave false, si edhe po intensifikojnë kontrollet me matësa elektronik të ofruar nga DPSHTRR, paralel me komunikimin me sistemin e-DPSHTRR LIVE, për evidentimin e respektimit të përqindjes së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së bazuar në udhëzimin e MIE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here