Drogë dhe arrestime 2 orët e fundit

0
324

Operacion i gjerë antikanabis në shkallë vendi nga Policia e Shtetit duke angazhuar në terren mbi 300 forca policore. Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës, sipas të dhënave që ka siguruar Jugunews.net janë angazhuar 34 forca speciale të Repartit RENEA, 55 forca komando nga FNSH e Fierit, si dhe efektiva të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Si rrjedhojë, informohemi zyrtarisht, se deri në këto momente, janë prangosur disa elementë kriminalë të trafikut dhe kultivimit të bimëve narkotike në Memaliaj. Njëkohësisht janë sekuestruar armë dhe municione, si dhe lëndë narkotike në proces tharjeje. Aksioni policor frontal, është shtrirë në zonën e Kurveleshit dhe Memaliajt në Tepelenë, si dhe në zonën e Përmetit. Bëhet fjalë për sasi të mëdha hashashi të sekuestruara dhe persona të arrestuar.

Shkruaj nje koment