‘Dropoli Run’ ben bashke te rinj dhe te moshuar ne garen e vrapit

Dropoli Run ka qene ky aktiviteti i cili ka gjalleruar Dervicianin .
Ky aktivitet kishte tre kategori per gara vrapimi, ne 12 km, ne 6 km ,si dhe gara per femije prej 1 km. Ku ne te cilen moren pjese rreth 200 garues, nga Dropulli , Tirana, Berati Gjirokastra apo edhe nga qytete te ndryshme te Greqise por edhe SHBA.
Andreas dhe Anastasis Barutas jane vellezerit qe kane mar iniciativen te sjellin ne vendin e tyre te lindjes nje event te tille . Sipas Andreas ky eshte edicioni i dyte i Dropoli Run dhe synon te sjell nje qasje tjeter ne zonen e Dropullit .
Pjesmarrsit jane vleresuar edhe me medalje per secilen kategori. Ku nuk kane munguar edhe moshat mbi 60 vjec qe kane qene ne kete gare.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment