Vjedhjet në zonën e Dropullit vijojnë të jenë një problematikë shqetësuese dhe gjithmonë e pranishme. Prej vitesh tashmë banorët e kësaj zone përballen me këtë fenomen shqetësues dhe ende pa zgjidhje.
Një tentativë vjedhjeje banese është regjistruar një natë më parë në fshatin Dervician. Sipas njoftimit zyrtar të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, natën e 28 shkurtit 2018 është tentuar për të vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K.N 86 vjeç.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.