17.8 C
GJIROKASTER
Monday, September 27, 2021
DROPULLI I PËRFSHIRË NGA FLAKËT NËN INDIFERENTIZMIN KRIMINAL TË QEVERISË !

DROPULLI I PËRFSHIRË NGA FLAKËT NËN INDIFERENTIZMIN KRIMINAL TË QEVERISË !

Nga Roland Bejko/

Ne nje video te postuar ne faqen e tij ne facebook ku duken qarte flaket qe kane perpire pothuajse gjithe territorin e bashkise Dropull, nje qytetar ka nxjere zbuluar kapitullimin pa kushte te pushtetit perballe kesaj situate te jashtzakonshme zjarresh:

“Zjarri vazhdon pa problem askush se ruan per te” -shkruan qytetari.

Ka disa dite qe faqet e maleve qe nga fshatrat Jergucat, Grapsh, Gorice,dhe deri ne Terihat jane djegur komplet. Pjesa nga mbrapa qafes se muzines nga rruga e vjeter e Delvines gjithashtu eshte djegur dhe vazhdon te digjet komplet. Ne Bularat itensiteti i flakeve vazhdon te perhapet me shpejtesi te madhe pergjate gjithe malit.

Edhe pse diten e djeshme jane pare te leviznin ne zone dy avione greke, zjarri perseri nuk eshte shuar. Sic e ka zene, ne gjeresine e siperfaqes qe eshte shtrire, flaket do arrijne shume shpejt ne Kakavie.

Demi qe ka shkaktuar zjarri ne rrethin e Gjirokastres eshte i jashtzakonshem. Jane djegur pyje dhe kullota ne qindra mijra hektare duke shkaktuar nje dem ekonomik dhe ekologjik te pallogaritshem. Flora dhe fauna, por edhe sitet muzeale dhe arkeologjike, kishat dhe manastiret e vjetra, të shumta në numër brenda këtij perimetri të përflakur jane te ekspozuara perballe rrezikut të djegies.
Askush nuk i mbron.

Ne kete situate Qeveria shqiptare me te gjitha strukturat e saj te emergjencave civile ne nivel qendror dhe ne nivel lokal ka nenshkruar nje kapitullim total!

Policia e shtetit, bashkite dhe ndermarjet pyjore me gjithe personelin e tyre te fryre nuk kane qene ne gjendje ta parandalonin zjarrevenien dhe as te zbulonin piromanet e mundshem.

Prefekti si autoriteti me i larte pergjegjes ne nivel lokal se bashku me kryetaret e bashkive, kane qene inegzistetnte. Nuk mjafton puna e dy zjarrefikseve te Gjirokastres per ti bere balle nje masakre te tille.

Ligji i emergjencave civile, por edhe ligji i organizimit dhe funksionimit te pushtetit lokal dhe sidomos ligji mbi Prefektin, i kanë parashikuar qartë fazat e organizimit dhe te marrjes se masave për parandalimin e fenomeneve te rrezikshme natyrore si permbytjet, zjarret, ngricat, rreshqitjet e dherave etj. Por, per fat te keq asgje nga keto faza organizimi nuk eshte bërë në kohë, për të mos thënë që nuk janë bërë fare, mbledhje, organizime, planifikime etj.

Dhe per pasoje, sot, gjithe piramida e pushteteve ka zgjedhur te beje indiferentin perballe pamundesise per te parandaluar dhe ndaluar fenomenin e zjarrevënieve. Kjo piramide e korruptuar dhe e paafte pushtetesh,te ndihmuar dhe nga shumica e mediave prane tyre, po fshehin sot koken ne rere si struci per te mos u dalluar nga qytetaret qe therasin per ndihme me shpresen se lutjet e tyre do ti degjoije zoti qe mandej tju dergoje ndonje pikë shi per te shuar flamen e zjarreve.

Ne keto kushte te veshtira qe kalon vendi, Kryeministri dhe obortaret e tij duhet ta lene shullimin buze deteve dhe te shpallin gjendjen e jashtezakonshme. Kjo do bente te mundur mobilizimin maksimal te te gjitha strukturave shteterore, qendrore dhe lokale, kompanite private me mjetet e tyre, ushtrine, policine, dhe qytetaret.

Nje indiferentizem i tille eshte kriminal !

77 vues

Behar Culla

2 h

Zjari vazhdon pa problem askush se ruan per te..!!

J’aimeAfficher plus de réactions

Commenter

Commentaires
Activer la discussion instantanée pour voir qui est disponible.
Plus d’actualités chargées.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment