Duka: Ky është mandati im fundit si deputet, s’dua të jem ministër

0
68

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Pa Censurë” në RTSH tha se ky do të jetë mandati i tij i fundit si deputet.

Karriera ime është e fundit, sepse nuk do të shkoj më në parlament, edhe po të ma ofro

jnë pa zgjedhje fare. Ky sistem zgjedhor është i padrejtë. Listat e hapura nuk ekzistojnë.

Ka raste që dikush ka marrë 200 vota dhe është në parlament, ndërsa me 9 mijë vota nuk futet dot, se nuk e lejon ky sistem. Vota e qytetarit duhet të shkojë aty ku orientohet.

I jep rol të merituar një individi. Kryeministri ka pushtet absolut prej këtij sistemi. Kjo duhet të ndryshojë dhe të ketë nevojë edhe për aleanca me partitë e tjera.”, tha Duka.

Duke shtuar: Unë nuk dua as ministër, as deputet. 45 mijë vota nuk janë pak. Nëse ato dyfishohen në 100 mijë, do të thotë se kanë besim. Padyshim jam i hapur. Nuk kam kompleks, jam i plotësuar vetë, kam qenë ministër, prefekt, deputet 3 herë. Nuk dua më.

Të shoh PAA në qeveri e bëj me qejf,. Nuk ia mbyll derën askujt dhe nuk e bëj për pazaret e mia. Por PAA nëse rritet, e ka rrugën e hapur në qeverisje, në qeveri apo në nivel drejtorish. Por detyra kryesore është të ndryshojë sistemi zgjedhor dhe të forcohet opozita. Një maxhorancë e fortë me një opozitë të dobët, nuk i bën mirë vendit.

Shkruaj nje koment