Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka propozuar rikthimin e basteve sportive të cilat u mbyllën vite më parë.
Gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e lartë të klube shqiptare tha se nëse fitimet e basteve sportive do të shkonin për sportin, do të ishte një ndihmë e madhe. Kreu i FSHF tha se propozimi në fjalë do të vijë bashkë me ligjin e sponsorizimeve për futbollin.
“Bastet sportive në Shqipëri janë ndaluar me ligj, por realisht me atë që shikoj bastet sportive janë ndaluar për të mos arkëtuar buxheti i shtetit. Bastet sportive ekzistojne në çdo cep të Shqipërisë. Kështu që duhet që bashkë me ligjin e sponsorizimeve, t’i bëjmë një kërkesë Parlamentit e Qeverisë që t’i rikthejë”, tha Duka.