Dule /Akuza të ashpra policisë shqiptare ,po terrorizon banorët e Dropullit

0
149

Vangjel Dule ka folur nga Bularati pas ceremonisë përkujtimore të vrasjes së Kostandin Kacifas. Pasi bëri thirrje për zbardhjen e të vertëtës si dhe publikimin e raporteve nga ana e Prokurorisë ,ai u ka kërkuar gazetarëve të pasqyrojnë realitetin objektivisht ,përpos kësaj ka akuzuar me tone të ashpra policinë shqiptare për terrorizimin e banorëve të Dropullit.

“Pasqyroni mirë realitetin, mos u bëni viktimë e klikimeve. Thellohuni në profesionin tuaj dhe mos u bëni zëdhënës të atyre që s’kanë lidhje me profesionin tuaj”- tha Dule.

Për sa i përket thirrjeve të ashpra nga ana e mamasë së Kacifas ai ka thënë se nuk duhet të bazohen tek fjalët e një nëne që i kanë vrarë të birin .

” Mos u bazoni tek thirrjet e një nëne që e ka djalin e vrarë.”
Në fund të prononcimit , Vangjel Dule ka akuzuar me tone të ashpra policinë shqiptare për terrorizimin e banorëve të Dropullit.
“Jam prej disa ditësh në lëvizje në Sarandë dhe Gjirokastër. Në këto momente që flasim do shikoni forca të shumta policia të armatosura në Dropull. Dropulli ka kriminalitet 0. Dropulli nuk mund të mbahet me mentalitet dhe metoda policeske. Në Dropull ka pasur tentativa shtetërore për t’i terrorizuar banorët por nuk ja kanë arritur”- ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here