Dule nga Bularati: Duhet gjetur e vërteta me çdo kusht!

0
44

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së përvjetorit të Kacifasit ka folur kryetari i PPDNJ-së Vangjel Dule. Nga Bularati ai ka thënë se nuk ka ende asnjë raport zyrtar nga Prokuroria për çështjen. “E vërteta dhe vetëm e vërteta i duhet opinionit publik në Shqipëri dhe Greqi”-ka thënë ai.
“Kush i pengon të zbardhet cështja? E vërteta shëron dhe duhet të dalë në të gjitha versionet e saj”- u shpreh Dule.

Pyetjes së gazetarëve se nëse një shqiptar do të ishte vrarë në Greqi, a do të kishte të njëjtin ndikim ,ai iu është përgjigjur se çdo familje ka shtëpinë e vetë pastaj kalohet më gjerë.

Shkruaj nje koment