Duro: Kampionati ynë nis ndaj Flamurtarit

0
145

Humbja ndaj Teutës, duket se nuk ka qenë aspak çudi për trajnerin Klodian Duro, i cili u shpreh se e di gjendjen e skuadrës. Sipas tij kampionati i Luftëtarit nis në ndeshjen ndaj Flamurtarit.

E dimë gjendjen e ekipit pasi lojtarët nuk njohin mirë njëri-tjetrin por janë shumë ndeshje në pak ditë. Na bën mirë kjo ndërprerje e kampionatit pasi lojtarët janë pa fazë përgatitore dhe pa punuar bashkë me njëri-tjetrin.

Kam ardhur në një moment të papritur për t’u ulur në stol. Duhet të krijoj një klub solid dhe në një kohë të shpejt vendosa të marr përsipër këtë detyrë të vështirë. Me punë dhe shumë përkushtim mendoj se do të rikthehemi si taktikisht, ashtu edhe me rezultate-shprehet Duro.

Unë nuk fshihem pas përgjegjësisë por do të punoj pa pushim por kemi nevojë për përgatitje pasi mund të përballojmë disa fragmente por për të qenë të plotë duhet freski. Futbollistët e ardhur rishtazi nuk janë lidhur dhe harmonizuar. Ishim të vetëdijshëm dhe sidomos unë që i shoh çdo ditë. Nuk ke çfarë ngarkon këto ditë pasi ishin të ngarkuara. Ky pushim na bën mirë dhe do të jemi më të plotë ndaj Flamurtarit dhe këtu nis kampionati ynë-tha Duro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here