DW: Brukseli i druhet manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri

0
315

Prestigjiozja “Deuste Welle” në një artikull të sotëm për Shqipërinë dhe protestën e opozitës të nisur dje në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i ka kushtuar vëmendje interesimit të Brukselit për situatën më të fundit në Shqipëri.

Protestat e opozitës në Shqipëri për zgjedhje të lira dhe fund të korrupsionit-ka qenë titulli i shkrimit në DW në lidhje me protestën e opozitës, duke e vënë theksin në rëndësinë që ka për Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve të lira, por dhe rreziku evident për manipulimin e tyre nga forcat politike.

Opozita shqiptare ka bërë një protestë anti-qeveritare ku dhjetëra mijëra shqiptarë kanë vërshuar në kryeqytet, duke bërë thirrje për zgjedhje të lira. Ka shqetësime të manipulimit të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme të qershorit-thuhej ndër të tjera në shkrimin e DW.

“Kreu i Partisë Demokratike dhe të opozitës kryesore të Shqipërisë, Lulzim Basha, udhëhoqi një protestë në kryeqytetin shqiptar të shtunën duke akuzuar qeverinë socialiste se po përpiqet të manipulojë procesin e votimit përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 18 qershor.

‘Le të qëndrojmë së bashku që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat ne mund t’i arrijmë vetëm duke nisur nga kjo qeveri e krimit dhe (e zëvendësuar atë me) qeverinë teknokrate për zgjedhje të lira’,- tha Basha në tubim në afërsi të zyrës së kryeministrit dhe ndërtesës së parlamentit. ‘Zgjedhjet e lira, ose nuk ka zgjedhje’- tha ai. Partia Demokratike ka bërë thirrje për votim elektronik në qershor për të parandaluar manipulimin e votave”,- citon “DW”.

Dyshimet dhe shqetësimet e BE-së

Shqipëria është anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) dhe është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Brukseli ka shprehur shqetësime në lidhje me mundësinë e parregullsive në organizimin e zgjedhjeve.

BE-ja do gjithashtu të shohë një gjyqësor të ringritur për luftimin e korrupsionit të përhapur para se të fillonin bisedimet e pranimit me Tiranën. Vitin e kaluar, qeveria miratoi një reformë të rëndësishme gjyqësore të kërkuar nga Brukseli, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në fjalën e tij, Basha ka akuzuar qeverinë për dështimin për të përmbushur premtimet e saj, për të krijuar vende pune dhe të kujdesit shëndetësor. Ai gjithashtu akuzoi atë për korrupsion dhe lidhje me krimin dhe trafikun e drogës. “Ai e ka zhytur vendin në varfëri dhe korrupsion, e ka çuar atë në një rrugë pa krye, duke detyruar shumë shqiptarë të lënë vendin e tyre”,- tha Basha.

Rekomandimet e OSBE-së

Basha bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e rekomandimeve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në vitin 2015, OSBE-ja i bëri thirrje Shqipërisë “për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e komisioneve zgjedhore, për të rishikuar legjislacionin zgjedhor në mënyrë që të eliminohen boshllëqet dhe paqartësitë, për të forcuar sistemin zgjedhor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, të shqyrtohen rregullat financiare të fushatës, dhe për të vazhduar përpjekjet për të përmirësuar sistemin e regjistrimit të votuesve”.

Kryeministri Rama ishte në Kosovë të shtunën dhe ka komentuar në faqen e tij në Facebook se: “Reformat e vërteta nuk janë të lehta dhe shpesh janë operacione shumë të dhimbshme. Por nuk ka të ardhme të sigurt për vendin, shoqërinë tonë dhe fëmijët nëse ne nuk veprojnë me guxim në pjesët e kalbura të organizimit shtetëror”.

DW/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here