Dy aksidente sot në Gjirokastër, fatmirësisht pa viktima

0
165

Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur mesditën e sotme në aksin jugor Kakavije-Tepelenë fatmirësisht pa viktima. Rasti i parë ka ndodhur në kthesën e Libohovës në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije kur një furgon pranë fshatit Dhuvjan ka dalë nga rruga pas përplasjes me një makinë të rëndë betoniere e cila vinte në drejtim të veriut. Fatmirësisht furgoni ishte pa pasagjerë cka krijoi vetëm lëndime të papërfillshme për drejtuesin e furgonit. Sipas grupit hetimor, shkaku i këtij aksidenti, ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit transportues i cili nuk ka arritur dot të shmangë përplasjen me betonieren. Ndërsa në aksidentin e dytë të ndodhur në afërsi të fshatit Hormovë në kufirin administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, një automjet tip HYUNDAI drejtuar nga A.C. nga Gjirokastra ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore mbrojtëse. Kjo përplasje ka shkaktuar lëndimin e dy personave që ndodheshin në bordin e automjetit. Ndonëse janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, dy gratë rezultojnë jo të dëmtuara seriozisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here