Dy arrestime sot për drejtim automjeti pa patentë

0
161

Dy arrestime kanë ndodhur sot në Gjirokastër për drejtim të parregullt të automjetit.

Arrestimi i parë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës ku specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, prangosën në flagrancë Klidi Lengon 51 vjeçar nga Gjirokastra.
Arrestimi i tij u krye pasi u kap në flagrancë nga uniformat blu duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Hunday me targa AA532CV në afërsi të lagjes “Punëtori”.
Ndërsa rasti I dytë është shënuar në periferi të qytetit të Gjirokastrës ku Alban Rustemi nga Libohova përvecse u arrestua për drejtim të parregullt të automjetit, u penalizua pasi refuzoi urdhërin e punonjësit të policisë për të ndaluar.

Kanë qenë specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër të cilët ndaluan Rustemin 28 vjecar pasi në qendër të lagjes “18 Shtatori” duke drejtuar automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA601OM, kundështoi urdhërin e punonjësit të rendit publik për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Nga verifikimet e kryera rezultoi se Rustemi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Për të dy rastet e mësipërme, materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here