Dy drejtues socialistë në garë për drejtimin e konvikteve

0
171
????????????????????????????????????

Shumë emra janë përfolur dhe kanë kaluar në sitë për drejtimin e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve në Gjirokastër.

Pas shumë seleksionimeve që kanë kryer grupet e punës në PS të Gjirokastrës, tashmë gara do të jetë mes dy emrave aktiv në PS.

Janë dy drejtues forumesh në PS të Gjirokastrës të cilët kanë kontribute secili në fushatën elektorale apo dhe organizative.

Doriana Demo është emri që qarkullon ndjeshëm për të qenë drejtuese në këtë institucion. Ajo gëzon postin e Forumit të Grave të PS për qytetin e Gjirokastrës dhe ka një jetë aktive politike. Konsiderohet si një ndër gratë më intelektuale në PS në Gjirokastër dhe e formuar profesionalisht.

Ndërsa emri tjetër është Anesti Bashari, drejtuesi i Forumit Eurosocialist në Gjirokastër me profesion ekonomist.

Bashari vjen si një kandidaturë e propozuar nga FRESSH Gjirokastra dhe shumë aktiv në aksionin politik të PS.

FRESSH ka qenë pararojë në fushatën elektorale të PS dhe ky kontribut i njihet vetë Basharit pikërisht për resurset organizative.

Kushdo që do jetë në krye të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, do të ketë “barrën” e rëndë për t’a kthyer atë institucion në normalitet pasi në katër vitet e fundit, përvecse ka qenë një cerdhe vegjetuese për njerëzit e Tavos dhe LSI, në shumë raste burim abuzimi dhe korrupsioni, cka do të kalojë në skanim të plotë nga organet e drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here