Dy fjalë për vrasje/vetvrasjen e çiftit shqiptar në New York, dhe reagimet e “miqve” në rrjetet sociale

0
232

Nga Roland Bejko

Para se të jap një opinionin tim për ngjarjen, që në krye të herës dëshiroj t’iu shpreh ngushëllimet e mia familjeve të dy të rinjve që humbën jetën në New York.

Padyshim, që kjo ishte një ngjarje e rëndë dhe që mbart shumë dhimbje brenda, në çdo pikëpapje humane.

Por, me sa lexova në media, bashkëshortja 28- vjeçare e aktorit të larguar në Amerikë në kërkim të ëndrrës së vet, ka qenë edhe shtatzënë.

Gjithnjë sipas mediave, thuhet se ai përpara se të vetvritej, hodhi nga dritarja e katit të gjashtë bashkëshorten e më pas u hodh edhe vet. Që ta formulosh lajmin kështu, i bie që dikush ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes dhe ka treguar për policinë apo për mediat gjithë skenën si ka ndodhur. Përndryshe, nëse është trillim i gazetarit, kjo zonjë a zotëri qoftë, duhet të heq dorë nga profesioni pasi po bën një akuzë të rëndë për vrasje.

Po nëse ky lajm është i vërtetë, ky aktori ynë, në kushte depresioni a jo, na paska bërë një krim të shumëfishtë.

Së pari, i mori jetën një nëne, që nëse ka qenë edhe shtatzënë, vrasja bëhet edhe më tragjike.

Së dyti, ai ka bërë krim ndaj fëmijëve të vet të mitur. Mirë pa baba që i la, por i privoi edhe nga e drejta natyrale për t’u rritur nga një nënë.

Së katërti, prindërve të vajzës u mori dritën e syve, u mori jetën e fëmijës së tyre të dashur duke i ngarkuar sot me një barrë të rëndë dhimbjesh.

Por përtej kësaj, ajo që unë nuk mund ta kuptoj dot në gjithë këtë histori, ka të bëjë me komentet plot dhimbje të shprehura nga miq, të afërm dhe të njohur të aktorit 35 vjeçar, të cilët në shumicën e tyre me të drejtë vajtojnë humbjen e djalit, por nuk thonë asnjë fjalë për bashkëshorten e pafajshme të tij.

A thua se në vend të jetës së dy njerëzve të tjerë, nënës dhe fëmijës në barkun e saj, kemi të bëjmë thjesht me një zorrë qorre, me një apendiks, zgjatim të zorrës së shëndoshë, që me vdekjen e pjesës së mirë, ky apendiksi (gruaja) e ka për detyrë të vdesë bashkë me të si një proces normal anatomik.

Çfarë dreq njerëzish janë këta që mendojnë kështu ?! Ky është skandal.Shoqëri e sëmurë. Sadizëm maskilist! Ky është anormalitet!

Ky është kulmi i narcisizmit, si për atë që vret gruan edhe për këta që e pranojnë këtë vrasje si diçka të zakonshme, normale, a thua se gruaja ishte thjesht një copë nga lëkura e tij, për të cilën ai dhe vetëm ai, burri, ka të drejtë të vendosë nëse do jetojë a do vdesë bashkë me të.

Jo aktor të ketë qenë i ndjeri, por vet yll i rënë në tokë, nëse është e vërtetë se është ai që e ka hedhur gruan e vet me fëmijën në barkun e saj nga dritarja, duhet trajtuar si kriminel, si vrasës ordiner, pavarësisht 1001 arsyeve që mund të ketë pasur për të qenë i mërzitur nga kjo jetë.

Vrasja e dikujt tjetër, për më tepër e nëns së fëmijve të tu, nuk ka justifikim, dhe ata fëmijë kur të rriten, pavarësisht dhimbjes për të si baba, me siguri nuk kanë për t’ia falur vrasjen e nënës shtatëzënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here