Dy mjete përplasen në aksin Fier-Patos, përfundojnë në kanal

0
27

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar të dyja në një kanal anës rrugës.

Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende nëse ka apo jo të plagosur nga aksidenti