“DY SHTETE, NJË KOMB”, BEGAJ VIZITON KOSOVËN

0
198

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë duke vijuar traditën e paraardhësve të tij. Gjatë takimeve zyrtare dhe në konferencën e përbashkët për shtyp Begaj përsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës; e cilësoi të vonuar premtimin për liberalizimin e vizave, por nuk ceku temën kritike të Ballkanit të Hapur. Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët mes dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here