Dyshohet për trafik droge, arrestohet efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë

Një operacion i Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nga seksioni i Antidrogës është finalizuar këtë të shtunë në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është ndaluar një efektiv i forcave “Shiponja”, në komisariatin e Policisë së Sarandës nën dyshimin se bënte trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni mësohet se është ende në vijim, pjeesë e të cilit mësohet se është edhe Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet ee Brendshme në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, nga burimet mësohet se efektivi i arrestuar është shtetasi L. M., 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment