E ardhmja e ndriçimit, shtyllat smart

0
66

Ndryshimi i rrjetit të vjetëruar europian të ndriçimit në rrugë me shtylla dritash të zgjuara mund të reduktojë faturën e energjisë elektrike me 2.1 miliardë euro në vit dhe të kursejë 50-70% të konsumit aktual. Kjo shifër vjen nga programi i Bashkimit Europian për qytetet e zgjuara, i cili po eksperimenton me vendosjen e shtyllave të zgjuara në gjashtë qytete në Europë: Londër, Lisbonë, Milano, Bordeaux, Burgas dhe Varshavë.

Qytetet europiane shpenzojnë rreth 3 miliardë euro në vit për ndriçimin e rrugëve dhe kjo vlerë mund të ulet deri në 900 milionë euro përmes teknologjisë së re. Duke qenë se ¾ e shtyllave ndriçuese aktuale janë mbi 25 vjeçare, mund të kursehet edhe në shpenzimet e nevojitura për mirëmbajtjen.

Janë rreth 56 mijë njësi që do të instalohen në këto qytete. Ato ofrojnë përparësi si kontrolli kompjuterik i fikjes dhe ndezjes së dritave, caktimi i nivelit të ndriçimit, regjistrimi i të dhënave mbi trafikun, ndotjen, kapacitetin e parkingut, të dhëna mbi gjendjen e çdo njësie, etj.

Nëse kjo risi do të përqafohet edhe nga qytete të tjera, do të ndihmojë në reduktimin e faturave për taksapaguesit, duke krijuar kursime të mjaftueshme për të punësuar dhjetëra mijëra infermiere dhe doktorë çdo vit.

Shkruaj nje koment