E diela pa makina, ndalohet qarkullimi në gjithë vendin

0
137

Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e nesërme do të jetë i ndaluar qarkullimi i automjeteve në të gjithë qytetet e Shqipërisë.
E ndaluar do të jetë gjithashtu hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.
Të gjitha bizneset do të jenë të hapura pa kufizime nga fashat orare dhe lëvizja e këmbësorëve do të jetë e lirë.
Kjo do të jetë java e fundit që zonat do të ndahen në të kuqe dhe të gjelbra pasi pas 1 qershorit lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve do të jetë e lirë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.
Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here