E djathta në revansh në të gjithë Evropën pas SHBA-së!

0
422
Roland Bejko si njohës i mirë i jetës politike në Francë, ka bërë një koment të shkurtër në faqen e tij FCB mbi zgjedhjet për kandidatin për president të Francës brenda centristëve dhe republikanëve të djathtë.
Me poshte komenti i plote i zotit Bejko.

 

Në këto çaste te Top Channel z. Basha po flet para shqiptarëve për qëndrimet e PD ndaj qeverisjes dhe zgjidhjet që ofron për çështjet më të nxehta. Zoti Basha përballë gazetarit Sokol Balla ndër të tjera ka folur edhe për raportin që ka qeveria me shtetasit e vet. Sipas tij, nëse populli është i mërzitur me qeverinë nuk duhet të largohet populli, siç po ndodh këtu, por duhet të largohet qeveria

Ndërsa në Francë po zhvillohet debati i tretë dhe i fundit publik midis 7 kandidatëve për presidentë brenda të djathtës Republikane dhe Centristëve të kualicionit.

Raundi i parë i këtyre zgjedhjeve brenda partisë Republlikane dhe Centristëve francezë zhvillohet të dielën më 20 nëntor, ndërsa raundi i dytë zhvillohet më 27 nëntor.

Sipas sondazheve në raundin e dytë pritet të kalojë Alain Juppé kryebashkiaku i Bordo dhe dikush midis ish Presidentit Nikolas Sarcozy apo ish kryeministrit të tij François Fillon.

Alain Juppé gëzon mbështetjen e centristëve dhe pjesës më të madhe të francezëve, ndërsa Nikolas Sarcozy ka mbështetje shumë të madhe brenda Republikanëve dhe më pak te centristët dhe francezët jashtë të djathtës. Ndëra François Fillon ka pasur një rritje shumë të lartë ditët e fundit dhe është interesant fakti se nëse kalon në raundin e dytë me Juppe, ka gjasa të fitojë raundin e dytë sepse mund të marë mbështetjen e votuesve të Sarcozy.

E sigurt është se partia socialiste e ka të humbur presidencën pas 4 vitesh të vështira të François Hollande.
Gara pritet të zhvillohet midis Republikanëve dhe populistëve të Frontit Nacional të ekstremit të djathtë.

Madie, sipas sondazheve PS franceze rrezikon të dalë forca e katërt pas komunistëve.

Si PASOK në Greqi.

Ai që do të jetë presidenti francez në zgjedhjet e pranverës 2017 është shumë i rëndësishëm për Evropën e Bashkuar, marrdhëniet me SHBA, vendet e zhvilluara, terrorizmin, vendet në konflikt, emigracionin, euron, por edhe për fatin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve dhe të integrimit evropian të Shqipërisë.

 15109411_10211621574879997_8244817634887567409_n 15109567_10211621574119978_4640746022914367757_n 15134724_10211621576440036_2829200348681459457_n 15134743_10211621576880047_8147814881524191941_n 15134776_10211621575880022_8579899365537785698_n

Shkruaj nje koment