
Oriela Trako, 31 vjeçarja nga Lazarati ka zënë vendin e tretë në eventin INBA PNBA Natural Bodybuilding , ku merrnin pjesë 50 shtete , duke u vlerësuar me medaljen e bronxit.
Ajo përfaqësoi Shqipërinë në këtë event të badibillding duke ngritur flamurin shqiptar mes 50 vajzave -sportiste më të mira të botës.
Pas fitimit të medaljes së artë në këtë disiplinë të badibillding natyral, Oriela, pas një pune të madhe, pa asnjë mbështetje financiare nga shteti, ia doli që pasioni i saj për këtë sport të kurorëzohej me medaljen e bronxit në Las Vegas të ShBA-ve.
Vetëm pak muaj mëparë Oriela rrëmbeu vendin e parë edhe si kampione absolute për femra në kampionatin e 6 natyral bodybuilding i cili u zhvillua në qytetin e Vlorës . Rrugëtimin në këtë sport ajo e ka zhvilluar së bashku me trajnerin e saj kampionin gjirokastrit Nikollaq Muço i cili pa tek Oriela cilësitë e një sportisteje të prirur për këtë sport.
Stafi i Jugunews i uron kampiones Oriela Trako, suksese të mëtejshme, duke e përfaqësuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë , si një ambasadore e denjë e vlerave më të mira sportive brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
