Drejtori i Degës Rajonale të Tatim-Taksave në Gjirokastër Mehmet Cabej, jep dorëheqjen.
Lajmi konfirmohet nga vetë zoti Cabej i cili për Juguneës.net ka bërë të ditur edhe arsyen e kësaj dorëheqjeje të papritur.
Sipas zotit Cabej, dorëheqja ka ardhur pasi i është ofruar një post drejtues mjaft i rëndësishëm në kryeqytet por që nuk ka dashur ta zbulojë.
Zoti Cabej ka qenë drejtor i komanduar në Degën Rajonale të Tatim-Taksave fill pas dorëheqjes së Krenar Kullës nga ky post para dy vitesh.
Ai kurrë nuk ka qenë i emëruar në këtë post vecse në cilësinë e një drejtuesi kalimtar.
Zoti Cabej, nuk i përket asnjë subekti politik dhe ka qenë i barazlarguar nga to.